Kategoria e Parë, një javë pas elitës…

Pas takimit me presidentët e Kategorisë Superiore dje ndërsa me konsensus u arrit që data tre qershor të jetë dita e rifillimit të kampionatit, ditën e sotme ka pasur edhe një tjetër takim.
Këtë radhë, ishin drejtuesit e Kategorsë së Parë dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku të cilët vendosen regjimin e ri të ndeshjeve të nivelit të dytë shqiptar. Asistuan në krah të Shulkut, Shefi i Sektorit të Garave, Lusien Nurishmi dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Abdyl Kuriu.
Kategoria e Parë në rakordim me drejtuesit e FSHF ka vendosur shtatë qershorin, si start rifillimin. Kategoria e Parë mbyll me 2 gusht. Por dhe me takimet e play-off që do të luhen më datë pesë dhe gjashtë gusht 2020.
Projekt-kalendari për rifillimin e kampionatit të Kategorisë së Parë
Java e 20-të: 7 qershor 2020
Java e 21-të: 14 qershor 2020
Java e 22-të: 21 qershor 2020
Java e 23-të: 28 qershor 2020
Java e 24-t: 4 korrik 2020
Java e 25-të: 12 korrik 2020
Java e 26-të: 18 korrik 2020
Java e 27-të: 25 korrik 2020
Java e 28-të: 29 korrik 2020
Finalja e Kupës: 2 gusht 2020
Ndeshjet për play-off: 5-6 gusht 2020