UEFA, rimburson biletat e EURO 2020-s
Për shkak të pandemisë globale, UEFA po mendon për procedurat e rimbursimit të biletave, të blera për ndeshjet e Europianit të vitit 2020, i cili sikurse dihet, është shtyrë për në 2021-shin për shkak të koronavirusit.
Kjo procedurë do të nisë nga ora 02:00 e 26 majit, për të gjithë ata tifozë, të cilët nuk duan t’i përdorin më biletat për ndeshjet e shtyra në vitin 2021.
Ndërkohë, biletat do te jenë të vlefshme për të gjithë ata tifozë, të cilët dëshirojnë t’i ruajnë pronotimet e tyre, por me kusht që ata duhet ta rikonfirmojnë dëshirën e tyre.
Pas konfirmimit të orarit të ri të ndeshjeve për Euro 2021-n, nëse mbajtësi i biletës nuk është në gjendje të marrë pjesë në turneun e shtyrë, do t’i jepet përsëri një mundësi për ta kthyer biletën dhe të përfitojë rimbursimin e saj.
Procedura e rimbursimit do të kryhet me të njejtën kartë krediti bankare, me të cilën është blerë bileta, njofton UEFA.