“Të iki nga Interi? Jo, dua të vazhdoj”…

Forma sportive e mesfushorit Kristian Eriksen po shkonte në rritje. Mbrëmë, duke folur në rrjetet sociale me fansat e tij nga Danimarka, “ish”-i i Totenhemit ishte shumë i drejtpërdrejtë për të ardhmen e tij italiane:

“A duhet të largohem nga Interi?” Jo, dua të vazhdoj të luaj. “Pozicioni im?” Aty ku është topi.

Mesfushori danez mbetet akoma një problemi më i madh i Interit për Antonio Konten. Në 40 ditët e para te “bluzinjte” ai nuk ka qenë në lartësinë e famës, pavarësisht se ka kohë për t’u rikuperuar.

Ngjitja e Kristianit do të fillojë shumë shpejt: mbase nesër, nëse Apiano Xhentile do të rihapë dyert për trajnime individuale. Danezi me numrin 24 në tetë ndeshjet e “bluzinjtë” ka treguar vetëm disa goditje: pak për të merituar kthesën.

Ish-Sasuoli Stefano Sensi, tashmë me siguri është gati. Tekniku Konte që kërkon më tepër cilësi në mesfushë, do t’i duhet të zgjedhë midis dyshes Eriksen-Sensi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!