Taku ‘Afrim’, ‘te Tirana se kam mbyllur ende…’

Njëri nga futbollistët më të mirë që ka njohur skuadra e Tiranës gjatë dekadës së fundit, Afrim Taku, tha sot për ‘Supersport’ se i mungon Tirana. Jo vetëm qyteti por dhe skuadra.

Uron veten që të luajë një ditë në ‘Air Albania Stadium’. Kthimi te bardheblutë? ‘Kurrë mos thuaj kurrë’. Taku vijon karrierën në Amerikë…

Koronavirusi?

Nga ne situata është e pranueshme, këtu ku jetoj unë është i mbyllur qyteti deri në 18 maj. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas kësaj dite.

Edicioni

Sezonin e fillova Sharlot, por nuk arritëm Play-Off dhe Tampa Bei më kërkoi prapë në skuadër dhe u gjet një marrëveshje mes klubeve. U mundëm nga skuadra që fitoi e ky ishte pak a shumë sezoni im sivjet.

Europa është më lartë në futboll se këtu, por po rritet niveli edhe në Amerikë. Shqipëria është pak më lartë, por këtu kushtet janë më të mira.

Tirana 

Për momentin ndihem mirë këtu, por nuk i dihet asnjëherë. Tirana është skuadra ku jam rritur dhe i kam ndjekur këtë sezon. Shpresoj e besoj se këtë vit do ta fitojnë kampionatin. Partizani është shumë herë më dobët dhe kur isha unë pjesë e Kategorisë Superiore ata ishin më të mirët.

Malli dhe trajneri më i mirë?

Më mungon familja edhe pse flasim çdo ditë. Më mungon të luaj në stadiumin e ri “Air Albania”.

Trajneri? Kam pasur shumë sepse Tirana ta jepte këtë luks. Unë do të thoja për atë që më dha mundësi të luaja për gjithë sezonin, Julian Rubio Sançez dhe shqiptar Ilir Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!