Abazaj dhe Kastrati në formacionin e ‘gadishullit’
Sulmuesi i Kukësit, tropojani Kristal Abazaj, mund të ketë probleme me Anderlehtin në Belgjikë për shkak edhe të krizës srdhur nga pandemia globale por në Shqipëri ai konsiderohet një sulmues vërtetë race.
Këtij konstatimi nuk i kanë qëndruar larg edhe staticientë të ndryshëm teksa në rang rajoni, 23 vjeçari i vijes së parë, ka marrë pozicion si sulmues eventual i skuadrës së ‘Ballkanit gadishull’.
Por jo vetëm Abazaj i Kukësit. Një tjetër shqiptar si Lirim Kastrati i Lokomotiva Zagreb, përfshihet në listën e prefruar të formacionit sulmues të rajonit të ballkanit.
Sakaq, edhe te listë-analiza e ballkanasëve për driblinge, bëjnë pjesë dy lojtarë shqiptarë si Lirim Kastrati e Florian Kadriu.

