Kishte ‘vdekur’, ringjallet ish-futbollisti Kamba

Marifete për përfitime ekonomike, bie në ‘rrjetë’ ish-lojtari i Bundesligës.

Një histori e pazakontë vjen nga Republika Demokratike e Kongos. Ajo po trondit botën e futbollit. Më 9 janar 2016, viktima e një aksidenti rrugor në Republikën Demokratike të Kongos, Hiannick Kamba, ish futbollist i Shalke 04, u shpall i vdekur në vendin e tij të lindjes.

Por siç raportohet nga Bild në mënyrë të pabesueshme, ish-anësori i djathtë u gjet e gjallë në orët e fundit, në Rhine.

Personi 33-vjeçar është parë me të vërtetë në zonën e Ruhrit dhe aktualisht është në pritje të hetimit, duke u trajtuar si dëshmitar, përpara se gjykata të marrë një vendimmbi këtë rast misterioz brenda të cilit shihen afera të errëta.

E përditshmja gjermane shton se gruaja e tij dyshohet se ka bërë këtë plan me qëllim përfitimin e siguracionit të burrit të saj. “Kamba pretendon se ai ishte braktisur nga miqtë brenda natës në Kongo në Janar 2016 dhe mbeti pa dokumente, para dhe një telefon celular”, tha prokurori Anete Milk për ‘Bild’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!