Hungaria gati për futboll, Belgjika risheh pozicionin…

Në disa vende të europës po diskutohet ende fakti nëse duhet të luhet në fushë apo ti jepet fund futbollit të këtij sezoni.

Të paqarta situatat në Spanjë, Angli, Itali, por dhe në Gjermani pas 3 rasteve të Këlnit me COVID-19 apo skandalit me videon e sotme në dhomat e xhveshjes te Hertha teksa futbollistët takohen me njeri -tjetrin.

Në Portugali nisin stervitjet ndërkohë që Belgjika e para që deklaroi mbylljen njoftoi sot se mund ta rishohë vendimin.

Sakaq, Hungaria deklaroi sot se është në kahun e shteteve të cilët i japin dritën jeshile futbollit.

Deri në fund të majit, garat do të rifillojnë edhe në Hungari pas bllokimit për shkak të Koronavirus.

Njoftimi u bë nga Federata e Futbollit të këtij vendi e cila pasditen e sotme saktësoi se do të rifillojë sezonin në 23 maj me gjysmëfinalen e Kupës së Hungarisë. Kampionati si kompeticioni kryesor të mund të rifillojë më 30 maj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!