Koeman hedh tutje…’biçikletën’

Jo vetëm koronavirus. Tashmë, temë e ditës për mbarë botën e panikosur. Janë edhe sëmundjet e zakonshme që shoqërojnë njerëzit. Një e tillë mbëtheu dje teknikun e skuadrës holandeze, Ronald Koman.
Thjesht një moment frikë për Koeman. Siç është raportuar nga ‘Mundo Deportivo’, trajneri holandez është shumë më mirë pas spitalizimit me probleme të zemrës.
Tekniku i tulipanëve mengjesin e djeshëm teksa ecte me biçikletë u ndje keq dhe menjëherë u shtrua në spital.
Raportet e fundit shprehen se 57 vjeçari e ka kaluar me sukses gjendjen dhe pritet që pas pak orëve të dalë nga survejimi mjekësor i Amsterdamit.