Porto e Benfika dalin në seancë…
Në Portugali dy gjigandët e futbollit luzitan Benfika dhe Porto, shënuan sot ditën e parë në terren. Në qendrat stervitore përkatëse, klubet e portugalisë aplikuan seanca individuale me futbollistë të caktuar.
Falë një protokolli të detajuar, lojtarët respektuan të gjitha procedurat e përcaktuara të sigurisë. Nga dizifiktuesit deri te maskat por dhe të tjera veprime në ruajtje të shëndetit u aplikuan me sukses.
Megjithatë, pas fazës së përgatitjeve individuale do vijë ajo në grup. Për të parë ndeshje zyrtare në Portugali, duhet pritur java efundit e mjaut maj.
Pas 24 javëve, tabela kryesohet nga Porto me 60 pikë teksa në vend të dytë janë ‘shqiponjat’ e Benfikës me një pikë më pak.

