Holandë/ Fejnord dhe Utreht propozojnë finalen e Kupës…

Qeveria e Holandës ka marrë një vendim të prerë se në vend nuk do të luhet futboll deri në muajin shtator. Më pas Federata tulipane, doli në komunikatë se titulli kampion, nuk i përket askujt dhe nga kategoria nuk rrëzohet asnjë skuadër.
Mirpo edhe pse kështu, dy finalistet e Kupës, Fejnord dhe Utreht, i kanë shprehur Federatës dëshirën e tyre për të luajtur në finalen e Kupës Holandeze.
Fillimisht ishte caktuar që trofeu i dytë për nga rendësia të luhej në 19 prill. Ndërkohë më pas, teksa para pezullimit të Eredivisie dhe Eerste Divisie u shty sërish për në 12 korrik, Kupa mbeti ‘jetime’.
Pas kërkesës së dy finalisteve, pritet reagimi i Federatës për këtë finale të kërkuar nga klubet. Me gjasë, përpos një finaljeje për Trofe, rendësi merr edhe verdikti ‘europë’.
