Ministri gjerman beson te futbolli në fushë…

Kthimi i Bundesligës në fushë, pritet të ndodhë deri më 16 maj. Stafi i caktuar nga Angela Merkel, për të konkluduar me vendimet, po vonon diskutimet për rifillimin e futbollit.

Nga ana tjetër klubet po testojnë lojtarët e tyre për koronavirus. Rasti i tre pjesëtarëve të Këlnit, ndërsa ditë më parë rezultuan pozitiv, ka zbehur disi diskutimet e krerëve të shtetit.

Gjithësesi, ministri gjerman i Brendshëm dhe Sportit, Horst Sehofer, tha në një intervistë për ‘Bild’ se ishte në favor të rifillimit të kampionatit të futbollit në maj.

Kalendari i propozuar nga ligat gjermane të futbollit duket i besueshëm dhe unë mbështes një rikuperim në maj”.

Do të ketë një takim të mërkurën, ku do të merret një vendim për këtë çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!