De Bryne: ‘Dy vite pa Champions? Iki’

Në një intervistë për gazetën belge ‘HLN’, Kevin De Bryne u kthye të flasë për Mançester Sitin dhe mundësinë që skuadra të mos luajë në Champions League për dy sezonet e ardhshme:

Dy vjet pa Champions do të ishin shumë të gjata. Klubi na ka thënë se do të apelojë dhe se klubi është pothuajse 100% i sigurt se ka të drejtë. Kjo është arsyeja pse unë jam duke pritur të shoh se çfarë do të ndodhë. Unë i besoj ekipit tim. Dy vjet (pa futbollin evropian) do të ishin shumë’.

Kalimi në një klub tjetër?

“Vitet e fundit dhe madje edhe më parë, ka pasur shumë ekipe që kanë provuar të marrin sherbimet e mia. Por të jem i sinqertë, jam shumë i lumtur në Siti.

Unë luaj për një nga skuadrat më të mira në botë, luaj në Angli, në kampionatin më konkurrues dhe mua më pëlqen kjo. Në kampionatin më kompetitiv dhe unë kam nevojë për atë,‘- tha De Bryne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!