Australia fton Premier Ligën, ejani luani këtu

Lajm sugjestionues vjen nga ishulli i ‘kangurëve. Australia e largët, raportohet se është e gatshme të presë fundin e sezonit të Premier League.

Një lajm që u diskutua që dje në vendin e kangurëve dhe që me shpejtësi u lançua edhe në ishull.

Një panel i gjërë, diskutoi nëse shkuarja jashtë vendit do të ishte lëvizja e duhur për të parë kampionatin e edicionit 2019/20 deri në përfundimin e saj.

Sakaq, një raport i ‘Sun on Sunday’ ,tha se autoritetet në Perth, në perëndim të Australisë, ishin të hapur për idenë e zhvillimit të 92 takimëve të mbetura të Premier Ligës angleze në Australi.

Përgjigja erdhi menjëherë nga Australia pasi në ‘Sky Sports’, Geri Neville sugjeroi luajtjen e ndeshjëve në një vend pa koronavirus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!