Premier kundër sauditëve të Njukasëll, Abumejang gjysmë vlere

Premier League.
Klubet e elitës në Angli, argumentojnë se blerja e Njukasëllit nga sauditët për 300 milion paund, duhet të bllokohet. Ky është lajmi i orës së vonë që mediat britanike servirin për konsum.
Abumejang:
Arsenali do dëshirote ta shiste për 60 milion por nga zyrat e ‘topçinjëve’ vjen lajmi se sulmuesi i tyre Abumejang, del në treg për 30 milion paund.
Seria A:
Asambleja e Ligës së Serisë A, do të mblidhet me urgjencë të premten 1 majit 2020 me video-konferencë në orën 9.30 dhe nëse do duhet edhe një të dytë në orën 11:30.
Takimi, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për modalitetet e nisjes (ose jo) të garave të futbollit.