FFK: ‘Fondi i FIFA-s për federatën’

FIFA bën ‘lëmsh’ federata të caktuara. Fondi i akorduar me 500 mijë dollarë për federatat në mbarë botën, duket se nuk do implementohen si duhet. Diku thuhet se do shkojnë për klubet gjetkë për institucionin e Federatës së shtetit përkatës.

Në këtë qerthur është përfshirë edhe Federata e Futbollit e Kosovës.Për Koha.net, Eroll Salihu, Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së ka deklaruar se fondet e akorduara si ndimë nga FIFA do të shfrytëzohen për të mbuluar shpenzimet e federatës.

‘I kemi mbi 30 trajnerë të ekipeve kombëtare që paguhen në baza të rregullta. Po ashtu i kemi mbi 30 persona në administratën qendrore dhe mbi 20 në nyjet rajonale. Kemi komisione të ndryshme dhe shpenzime tjera që janë shumë të mëdha.”

Këto fonde që marrim nga FIFA, do të jenë për të mbuluar shpenzimet e Federatës. Nëse marrim fonde nga MKRS-ja, çka pritet, të gjitha do të ndahen për klube. Kjo është ideja e Komitetit Ekzekutiv.”– tha Salihu i cili mendon se FFK, e ka përmbushur misionin duke deleguar më herët fonde te klubet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!