Ibra stervitet te Hamarbi, ‘jam një hap para’
Suedia ka liri të plotë. Sillet ndaj Koronavirusit me ‘krenari’ nordike, e këtu nuk bën perjashtim as futbolli…
“Më mirë të qëndroj e të stervitem te Hamarbi (Suedi) derisa të merret një vendim zyrtar,” – kështu përgjigjet Zlatan Ibrahimoviç nga Suedia për mediat sportive të interesuara për situatën aktuale 38-vjeçarit të Milanit.
Në klimën e krijuar nga pandemia globale, teksa sikunder Milan dhe të tjera skuadra të Seria A kanë nisur të përgatiten, gjigandi me origjinë boshnjake, thotë se kur të vijë koha për t’u bashkuar ai do të jetë më i përgatitur.
“Herë dukem mirë, herë jo dhe aq. Herë me më shumë forcë e herë më pak. Për këtë po stervitem. Derisa të ushtrohem, mendoj se do të kem një avantazh të vogel ndaj shokëve të skuadrës’– shpjegon Ibra.