Reali ndjen rivalitetin e klubeve ‘shtete’

Skena e negociatave ka qenë gjithëmonë terren i vështirë për Real Madrid. Historikisht me buxhet të madh, skuadra ‘merengues‘ është dashur të merret me klubet më intriguese në Europë, që kanë ardhur për të kërkuar shuma të larta për lojtarët e tyre.

Sidoqoftë, me ngjitjen në skenë të ‘klubeve-shtete’, si PSG apo Mançester Siti, por dhe rritja e të ardhurave nga të drejtat e televizive në liga, si Premier League, Real Madridit i janë shfaqur rivalë të shumtë në Europë përsa i përket kontratave me lojtarë klasi.

Situata e fundit me Realin, që kërkon Mane, në pamundësi për të marrë Mbape, mishëron betejen jo të lehtë që kanë madrilenët.

Në Angli thonë se nëse Mane nga Liverpuli shkon te Real Madrid (150 mln. euro, tratativa jo zyrtare) atëherë Klop mund të tentojë Mbapenë. Kjo i djeg Realit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!