Januzaj mendon për futbollin, ‘Kupa e Mbretit me tifozë’

Lojtari i Real Sociedad, Adnan Januzaj, shqiptari me pasaportë belge, foli për rifillimin e mundshëm të kampionatit dhe finalen e Kupës së Mbretit.

25 vjeçari teksa që nga 2018-ta luan në La Liga me Sociedadin, shpreson që situata e koronavirusit të kalojë shpejt dhe futbolli të marrë sërish impaktin e mëparshëm.

Januzaj:

Donim të luanim në La Liga, sepse ne ishim në formë të mirë. Mendoj se diçka do të ndryshojë për mirë. Shëndeti është gjëja e parë sepse, pa atë, asgjë nuk mund të bëhët.

Duam të luajmë me tifozë edhe në finalen e Kupës së Mbretit. Do të ishte mirë të luanim atë takim me tifozët e të dy skuadrave “.

Dy skuadrat baske Real Sociedad dhe Atletik Bilbao në mënyrë surprizë këtë edicion, janë finalistet eKupës së Mbretit në Spanjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!