Xhoao Mario: Feliks gaboi, të shkonte në Barcelonë…

Portugezi Xhoao Mario, mesfushori që luan aktualisht për Lokomotivën e Moskës, foli për Atletiko Madrid dhe shokun e tij në kombëtare Xhoao Feliks.

E quan hap të gabuar kalimin e fenomenit të ri portugez për te Atletiko. Mario thotë se stili i Benfikës dhe i Barcelonës janë më të ngjashëm dhe se Feliks do duhej të shkonte në Katalunjë.

Në intervistën e tij për mikrofonat e ‘Eleven Sports’ mesfushori tha: “Atletiko Madrid është një nga ekipet që punon më mirë në Spanjë. Duket sikur të ishte një skuadër italiane që luan në La Liga.

80% e lojës së Benfikës shkon në sulm, kështu që nuk është e lehtë të adaptosh lojën e Atletiko Madrid. Stili i Barcelonës është më i përshtatshëm për Feliks. Pasi la Benfikën mirë do të kishte bërë për të shkuar te Barcelona”- tha luzitani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!