Real ‘mbretëror’, projekton dyshen ‘vrastare’

Real Madrid raportohet se është në kërkim të një çifti vrastar për të ardhmen.

Nëse për Kylian Mbapenë sirenat madrilene kanë nisur me kohë, së fundi te të bardhët galaktikas, po synohet paralelisht edhe norvegjezi i Dortmundit, Erling Haland.

Haland dëshmoi pas suksesit te Salsburg dhe kalimit këtë sezon te gjermanët e Dortmundit se po rritet me parametrat e një kampioni.

Te Borusia Dortmund, sulmuesi ka shënuar 12 gola në vetëm 11 ndeshje. Haland dy vite më parë teksa ishte vetëm 17 vjeç, vizitonte Shqipërinë si futbollist i norvegjezëve të Moldes. U përball me Laçin në Europa League…

Ndërkohë, Mbape e ka shpreur qartë pozicionin te PSG. Ai nuk dëshiron të rinovojë kontratën që i skadon në 2021. ‘Marca’ në faqe të parë, shfaq dyshen e mundshme të ‘Bernabeut’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!