Avion special për motrën, Ronaldo sa shumë telashe…
Ronaldo dhe familja e tij e madhe, pavarësisht pandemisë, vijon të bëjë jetën e zakonshme. Fluturime pa leje, shëtitje në qytet, një stadium në dispozicion për tu stërvitur dhe në fund…Katia.
Mësohet se e motra Katia, merr një aeroplan dhe fluturon për në Amerikën e Jugut: mediat u lëshuan kundër CR7. Kalimi i tij në një vilë edhe më luksoze, nuk kaloi pa u vënë re. Juve pret kthimin e tij…
Por pyetja që po bëhët këto ditë në Portugali është një dhe vetëm një: A lejohet gjithçka për familjen Ronaldo? Episodi i fundit, mund ti sjellë shumë telashe Kristianos.
Së paku sa i takon mardhënjeve me fansat e tij në Portugali të cilët nuk po e kapërdijnë sjelljen e benjaminit të tyre.
Sipas asaj që raportoi ‘Correio de Manha’, Katia kishte ndërprerë izolimin e Madeira fundjavën e kaluar, duke u rikthyer në Brazil, teksa jeton me familjen e saj.
Fluturimi erdhi përkundër bllokadës së fluturimeve ndërkontinentale dhe pa aplikuar në Portugali.