Çudi nga skuadra e Bakajt, shfaqen tifozë falso…
Dinamo Brest thyen një rekord në këtë periudhë pandemie. Skuadra bjelloruse ku luan Elis Bakaj, bëri një eksperiment të çuditshëm mbrëmë në përballjen e kupës kundër Shakhtior Soligorsk (2-0) të Azdren Llullakut.
Organizatorët kishin vendosur menekinë në tribuna për të krijuar idenë se tifozët ishin të shumtë në numër. Një gjetje speciale pasi edhe pse lejohet të ndjekësh një ndeshje në Bjellorusi, tifozët për shkak të frikës së koronavirusit, kanë preferuar të qëndrojnë në shpi.
Eksperimenti funksionoi, me një sektor OSK-Brestsky të okupuar nga ‘tifozët falso’ që përfaqësonin tifozë nga e gjithë bota.
Tifozë nga Rusia, Anglia, Emiratet e Bashkuara Arabe etj…