Përgatiti ‘dosjen’ e Skënderbeut, sot bën ligje merkatoje…

Transferimet e futbollistëve nuk do të hapen më 1 korrik, si rezultat i pandemisë koronavirus që ka ndaluar të gjithë botën e sportit dhe më gjerë.

Kjo u konfirmua nga Emilio Garcia Silvero, drejtori ligjor i FIFA-as, gjatë një interviste dhënë në programin ‘Tiempo de juego’ të transmetuar në Cadena Cope:

FIFA nuk mund të zgjasë kontratat përtej 30 qershorit. Hapësirat e transferimit nuk do mund të regjistrohen. Merkato nuk do të hapet më 1 korrik “.

Silvero gjithashtu shton se një lojtar i huazuar mund të kthehet në klubin e tij më 30 qershor, kur të përfundojë huazimini, por nuk do të jetë në gjendje të luajë:

Nëse huazimi mbaron me 30 qershor, lojtari teorikisht duhet të kthehet në klubin e tij, por hapsira e merkatos do të jetë e mbyllur dhe nuk do të llogaritet kalimi e si i regjistruar”

Hapësirat e merkatos së re?

Do të varet nga fillimi dhe fundi i kampionateve. Ideja është që kjo periudhë të përfundojnë pak para fillimit të kampionateve”

Ndërkaq, spanjolli Emilio Garcia Silvero, ish-shefi i Disiplinës në UEFA, është akuzuar më herët nga presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, se bënte pjesë në grupin që solli dënimin e korçarëve me dojsen e vitit 2016. Sot nga FIFA, jep ‘leksione’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!