Nuabueze: ‘Jam për gola e jo asiste…”

Kirian Nuabueze foli sot për ‘FanZonë’ të Supersport, duke i bërë një analizë të mprehtë situatës së tij në karantinë e jashtë saj. Sulmuesi i Laçit, tha se mbeti në Shqipëri për çështje orësh pasi po bëhëj gati të udhëtonte drejt Amerikes.

I duket habi ndërsa i duhet të stërvitet në kushte shtëpie. Partner në ‘seancë’, ka qenin e tij shtëpiak dhe dëshiron të kthehet sa më shpejt në fushë.

Provokohet teksa i merret mendimi për të veshur fanelën kuqezi. Di të dalë me diplomaci nga situata duke thënë: “Shqiptarët janë ata që duhet të luajnë për krenarinë e tyre-Kombëtaren”

Ambientimi?

 “Sigurisht Amerika është shumë e madhe dhe këtu një vend i vogël, por gjithsesi kaloj mirë. Më pëlqen jetesa këtu.

U kontaktova nga Ambasada Amerikane për të ikur, por nuk arrita dot afatin dhe mbeta këtu. Megjithatë po kaloj mirë dhe për fat të mirë këtu rreziku është më i vogël, për shkak edhe të izolimit që është bërë.

Stervitja?

Brenda në shtëpi nuk ke shumë mundësi të stërvitesh, por gjithsesi po ushtrohemi sa të mundemi për të mbajtur trupin në formë.

Pak asiste? Sulmuesi është për të shënuar gola, por unë e di që kam dobësi në asistim dhe po punoj për t’u përmirësuar edhe në këtë drejtim.

Skuadrat që të kanë pëlqyer…

Partizani ka lojtarë që vendosen shumë mirë taktikisht, ndërsa edhe Tirana ka një skuadër mjaft të mirë. Do të zgjidhja këto të dyja.

Ëndrrat për të ardhmen… – Unë dua të ngjis hapat një nga një dhe të shoh përpara. Do të doja që në fund të sezonit të ndërroj ligë dhe të luaj në një kampionat më të fortë, por për t’ia dalë, duhet të bëj detyrën time te Laçi.

Idhujt ? Ronaldinjo për nivelin shumë të lartë teknik dhe gjithë aftësitë e tij në kontrollin e topit, dhe Samuel Eto që është një kampion i lindur, që ka fituar kudo ku ka luajtur. Por dhe Drogba.

Klubi ka deklaruar se ska paga nëse nuk luhet futboll...

Ka të drejtë. Por edhe ne futbollistët kemi të drejtë. Një problem tjetër i shtuar në situatën ku jemi.

Me kombëtaren Shqiptare?

Pyetja dhe konstatimi i atij që bëri pytejen i drejtë. Do ishte diçka e madhe por janë shqiptarët që duhet të luajnë për krenarinë e tyre që është kombëtarja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!