Rubiales: “Të luajmë të gjitha kompeticionet”

Spanja mbetet ndër vendet më të prekura nga COVID-19, ndërsa situata kaotike, ka depertuar thellë edhe në sport.

Luis Rubiales, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, foli për ‘Fox Sports Mexico’ lidhur për pasojat e Koronavirus në futboll. Kreu i topkëmbës iberike thotë:

“Kjo emergjencë po e bën veten të ndjehet shumë në botën e futbollit. Duke humbur kontaktin me fushën dhe me shokët e skuadrës, si dhe me topin.

Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të filluar përsëri sa më shpejt që të jetë e mundur. Përparësia është që të mbarojmë kampionatet “.

Liga e Kampionëve në Final Four?
“Ne nuk heqim asnjë opsion sot, madje as mundësinë për të luajtur me tifozë. Ajo që duhet të bëjmë të gjithë është të gjejmë, një zgjidhje që përshtatet mirë me shëndetin e lojtarëve dhe tifozëve.

Ne duam të përfundojmë sezonin, dhe ta bëjmë atë duke siguruar mbrojtjen e duhur për të gjithë. “

Anulimi i kupave evropiane të këtij sezoni?
Për momentin ne nuk kemi menduar një gjë të tillë. Nëse një maratonë ka 42 km, ne jemi tani te km 30 dhe do të ishte e padrejtë t’i riktheje të gjithë në km 0. Ne duam të shkojmë përpara, momenti të vijë kur të dojë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!