Valencia, 25 të infektuar…

Të shumtë janë në Spanjë të cilët shprehen se takimi Valencia-Atalanta për Champions League, në 10 mars, ka krijuar vatër të madhe të COVID-19 në vendin iberik.

Përmasat katastrofike në Itali e Spanjë, i kanë gjunjëzuar thuajse dy vendet europiane, tashmë me mijra të vdekur.

Sakaq, sipas informacionit të raportuar nga ‘Radio MARCA’, numri i përgjithshëm i personave të infektuar te Valencia është 25 persona.

Dhjetë lojtarë nga skuadra e parë kanë dalë pozitiv. Së bashku me ta edhe pesëmbëdhjetë anëtarë të tjerë të klubit.

Deri tani vetëm emrat e Mangala, Garai dhe Gaya, janë bërë publike si të infektuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!