Bare: ‘Jam si në kafaz, te Malaga më duan’

Nga shtëpia e tij në Malaga, mesfushori i Kombëtares kuqezi Keidi Bare, në një bisedë video, për ‘Fan Zonë në “SuperSport”, ka dhënë përgjigje interesante për publikun e mbështetësit e tij.

Unë jam një tip që rri zakonisht në shtëpi pas stërvitjes. Tani jemi si një kopësht zoologjik që njerëzit janë në kafaz.

Kjo gjë është e mirë për njerëzit tanë apo familjarët, nëse do të dalim në rrugë do të përkeqësohet gjendja”.

Miqtë?

Sadikun e kam këtu afër. Por nuk na lënë të takohemi pasi ka gjoba. Flas me Manajn, e çunat e tjerë. Me shoqe jo, jam mirë vetëm”.

Zëra për largim nga Malaga ?

Tani për tani kam kontratë me Malagan dhe nuk jam tip të flas për diçka që nuk është e vërtetë. Kam pasur oferta por në janar është periudhë e vështirë për të lëvizur.

Kam kontratë këtu, njerëzit më duan, trajneri gjithashtu, ndaj ndihem më mirë edhe këtu” –ndër të tjera fieraku Bare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!