Reali gati ta lëshojë, parametra zero për Bejl

Real Madrid reflekton mbi të ardhmen e Garet Bejl. Siç raporton ‘Marca’, ‘Los blancos’ po mendojnë ta lëshojnë uellsianin duke e lënë të lirë që nga vera e radhës.

Duke pasur parasysh problemet e shumta fizike të Bejl dhe performancën së tij me hope, klubi madrilen po parashikon lamtumirën e anësorit.

Analistët pranë Real Madrid, shprehen se lojtari i ardhur me bujë të madhe te galaktikët, asnjëherë nuk u ngjit në nivelin e pritshëm.

Kjo lëvizje duket se lidhet me pagën e lartë të futbollistit, e cila bazuar në kontratën deri në 2022, do ta rëndonte arkën e Florentino Perez.

Edhe raportet e krisura me Zidan, shpesh kanë shtyrë që Bejl të konsiderohet i tepërt në Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!