Danimarka, me trajner të ri në EURO 2021…

47-vjeçari Kasper Hjulmad do të jetë trajneri i ri i Danimarkës, duke filluar nga 1 gushti i këtij viti. Ai do ta udhëheqë përfaqësuesen daneze në Kampionatin Evropian të 2021-shit, paçka se ai nuk ka asnjë meritë në këtë kualifikim.

Në CV e tij profesionale, spikat fakti se Hjulmad në sezonin 2014-15 ka drejtuar skuadrën e Mainzit në Bundesligën gjermane, përveç se ka spikatur në futbollin danez, si një nga trajnerët e rinj me perspektivë.              

Sakaq, bëhet bëhet e ditur, se trajneri aktual Age Hareide do të mbetet në krye të përfaqësueses daneze deri në fund të korrikut. Ai kishte kontratë me Federatën Daneze të Futbollit deri në fund të Euro 2020-tës, veprimtari të cilën UEFA e ka shtyrë për në vitin 2021, për shkak të pademisë botërore të koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!