Dramë në Liverpul, kalon Atletiko, PSG pa ‘zhurmë’
Liverpul-Atletiko Madrid 2-3 (2-4) ( 1-0 koha e rregullt: Vajnaldum 43′,Firmino 94’/ Markos Lorente 97′, 105+1′,Morata 121′)
PSG-Borusia Dortmund 2-0 (3-2) (Nejmar 28′, Bernat 45+1)
Goli i Vajnaldum për Liverpul në të 43-tën e pjesës së parë balancoi shifrat e dy takimëve mes skuadrës së Klop dhe Atletikos së Simeonës.
Me gjithë përpjekjet e vendsëve, ndeshja u mbyll me golin e belgut dhe me rezultatin e përgjithshëm 1-1, iu drejtua shtesës.
Me kohën e reduktuar 2×15′, Liverpul e nisi më me agresivitet. Në të 94-tën, pas një topi të kthyer nga shtylla, Firminio kalon përpara Liverpulin.
Festa zgjat pak, pasi në kahun tjetër talenti Zhoao Feliks, dhuron pasin e fundit për Markos Lorente i cili depoziton në rrjetë në të 97-tën.
Por ‘gjëmën’ sulmuesi spanjoll e bën në të 106-tën,teksa pas asistimit të Moratës, shënon golin e barazimit 2-2. Morata që shënon edhe të tretin në të 121-tën duke pllakosur heshtjen në ‘Anfield’.
Në takimin e Parisit mes PSG dhe Borusia Dortmund, pas avantazhit të miqëve në të vajtjes 2-1, gjithçka u stis mirë që në pjesën e parë për vendasit.
Në një ambient të akullt pa tifozë, skuadra franceze shënoi dy gola me Nejmar (28′) dhe Bernat në të 45+1.