Frika në Angli, askush nuk do takojë duart…

Në Angli po ndjejnë se rreziku i Koronavirusit është pranë.

Për këtë arsye po merren masat e para pët ta mbajtur larg gripin vdekjeprurës.

Federata Angleze e Futbollit për skuadrat e ‘Premier League’, ka ndaluar lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjes të shtrëngojnë duart nga kjo fundjavë deri në njoftimin e mëtejshëm.

Përmes kanaleve të saj zyrtare, departamenti i lartë britanik ka njoftuar se: “Koronavirus përhapet përmes pikave që dalin nga hunda dhe goja. Gjithashtu koronavirusi mund të transmetohet me shtrëngim duarsh.

Drejtuesit e ndeshjeve do të kryejnë pjesën tjetër të protokollit përpara çdo ndeshje, por shtërngim duarsh midis lojtarëve të të dyja skuadrave por dhe lojtarëve e gjyqtarëve janë të ndaluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!