Hansi Flik: ‘Perisiç kthehet pas një muaji…’

U desh java e 20-të në Bundesligë që Bajerni i Mynihut të marrë kryesimin në Bundesligë.

Ndalesa e Lajpcig, kombinuar me fitoren e bavarezëve ndaj Mainz (1-3), vendos kampionët e Gjermanisë në vend të parë.

Gjithësesi, jo gjithçka shkon mbarë për skuadrën e Flik. Vetë trajneri ka deklaruar për mediat sportive se Ivan Perisiç është dëmtuar dhe se rekuperimi do vonojë.

Një frakturë në kavilje, pritet ta lërë jashtë kroatin 31 vjeçar duke prishur disi balancat në grup.

Perisiç, u aktivizua që nga 2016-me Interin ndërsa në fillim të këtij sezoni, i’u bashkua Bajernit me të cilin ka shënuar 4 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!