Çeço: ‘Dinamo në drejtim të paditur, politika e braktisi’

Pak ditë më parë ish-futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares së Shqipërisë Ilias Çeço, u dekorua nga Presditenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta me titullin ‘Mjeshtër i Madh’.

Sot në një rrëfim radiofonik për ‘Radio Tirana’, ish- mesfushori i shquar i viteve 60-70, përpos jetëshkrimit sportiv të së shkuarës së tij, ka folur edhe për Dinamon aktuale.

Ilias Çeço, ndërsa shkëlqimin e madh në karrierë, e pati pikërisht me blutë, tha se Dinamo, 18 herë Kampione e vendit, është braktisur nga politika.

Ndër të tjera Çeço: “Dinamo? Mendoj se ka ikur në drjetim të paditur. Më vjen keq pasi mendoj se Dinamo u braktis nga politika. I morën pronat dhe e degdisën si mos më keq. Keqardhje…”– tha legjenda dinamovite.

Aktualisht, Dinamo militon në Kategori të Parë me rrezikun e madh të rrëzimit në Kategori të Dytë. Shoqëria italiane që ka marrë në menaxhim klubin e historisë së madhe, ende nuk po ecen me etapat e revolucionit shpëtimtar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!