Komiso: ‘Kieza ka rrugën e lirë…’

Prsidenti i Fiorentinës Roko Komiso nuk duron gjatë. Që kur bleu Fiorentinën, pyetja më e besdisur për italo- amerikanin, është lidhur për Federiko Kiezën.

Gjithëçka lidhet me sulmuesin e ri të talentuar të cilin e kerkojnë me insistim shumë skuadra famoze.

Për ‘Lady Radio’, presidenti pranoi më në fund se ‘asi’ vjolë, mund të largohet.

Komiso:

Disa herë kam parë babain e tij Enriko. Kam 7 herë që vij në Firence që kur kam blerë Fiorentinën dhe jemi parë disa herë.

Kam folur si me Enrikon ashtu dhe me Federikon. Nëse do të të largohet le të ikë. Gjithnjë nëse vjen një ofertë e mirë për Fiorentinën.

Do më pëlqente të kisha në skuadër futbollistë ikona si Shirea, Barezi, Maldini”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!