Berhami: ‘Mendojmë të shpëtojmë Xhenovan’

Valon Behrami, ish-mesfushori i Udinezes, ndërsa la Sionin e u bashkua me Xhenovan, debutoi nga minuta e 72-të në fitoren e skuadrës së tij ndaj Sasulolos (2-1), bëri disa deklarata në lidhje me aventurën e tij të re në Serie A:

Ishte zgjedhja e duhur – shpjegoi ai – Unë jam shumë i lumtur që jam në Xhenova, ishte ajo që doja. Tani ndihem i rilindur që jam përsëri për të luajtur në Serie A. Trajneri Davide Nicola, ka pasur peshën e saj sepse ai më njeh mua dhe e di se çfarë mund të jap në fushë.

Këtu janë kushtet për të bërë mirë ditën e diel. Ka një mjedis të veçantë në Xhenova me një tifozeri që kërkon shumë .

Ne duhet të punojmë vazhdimisht duke u përpjekur për të arritur qëllimin tonë sezonal që është shpëtimi “-tha Valon Berhami 34 vjeçar në prag të trasfertës në Verona.

Sakaq, Berhami është grumbulluar me Xhenovan edhe për takimin e sotëm që skuadra do të luajë për Kupën e Italisë ndaj Torinos duke nisur nga ora 21:15.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!