Ikën Bejtullai, vjen një francez

Shkëndija sot ka udhëtuar drejt Prishtinës për të kryer procesin e kontrolleve mjekësore.
Klubi tetovar, në në komunikim zyrtar ka theksuar se nga skuadra janë larguar Bejtullai, Husmani, Shefiti, Berisha dhe Salajdin Mustafi.
“Egzon Bejtullait i skadon kontrata dhe duke parë dëshirën e futbollistit për të vazhduar karrierën jashta vendit:
KF Shkëndija e falenderon mbrojtësin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë suksese në të ardhmen”-shkruan klubi kuqezi në zyrtare.
Sakaq, tratativa konkrete me Aleksandar Damcevski me origjinë franceze si përforcim në mbrojtje. Damcevski pjesë e Ararat (Armenia) pritet të zëvendësojë pikërisht Bejtullain.