Rapo bardhezi, të tjerë …gati

Donald Rapo stërvitet te Laçi. Ish- kapiteni i Luftetarit, kthehet në Kurbin por këtë radhë jo me fanelën gjirokastrite por si një futbollist që pritet të vishet bardhezi.

Në fakt kurbinasit që nga dita e djeshme kanë zbritur në fushë për minifazën e janarit.

Largimet e shumta nga kampi bardhezi, përpara se 2019-ta të linte ‘shëndetin’, e kanë bërë të detyrueshme operimin në merkato.

Cungu pati deklaruar se ka nevojë për stol, ndërsa drejtori Halili, ka pohuar se drejtuesit e klubit, janë në kërkim të disa futbollistëve për të përforcuar grupin.

Kthimi i të huazuarit Ceka nga Apolonia, afrimi i Rrapos, por dhe lakimi i emrave të Filit e Kërçikut, tregon se Laçi, po mendon seriozisht për pjesën tjetër të kampionatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!