Mojes, debutim ëndrrash me Uest Ham, Ançeloti bie ndaj Sitit

Brajton-Çelsi dhe Bërnli-Aston Vila, hapen takimet e sotme të javës së 21-të në Premier Ligë.

Nëse Bjaton-Çelsi justifikohet më barazimin 1-1, surpriza vjen nga Bërnli i cili mundet në shtëpi nga Aston Vila 1-2.

E treta humbje radhazi për Bërnlin me trendin të bashkohet me grupin e skuadrave që do luftojnë për mbijetesë.

Pak më vonë në terren u panë Uatford- Volves, Sauthempton- Totenhem dhe Njukasëll- Lester.

Ecuria fantastike e skudrës së Nigel Parson, u pa dhe sot, teksa mundi Volvesin 2-1. E kundërta ngjet me Totenhemin e Murinjos i cili pas barazimit javën e 20-të, humb sot ndaj Sauthemptonit 1-0.

Një sfidë që precepitoi karakterin e teknikut të spërsave me skandalin te pankina vendase (Provokoi duke tentuar te shihte bllokun e kundershtarit).

Sakaq, “dhelprat” e Lieçesterit, kanë përfituar nga gabimet e mbrojtjes vendase të Njukasëllit duke gjetur rrjetën tri herë. Lesteri, ruan ritmin dhe mbetet skuadër e zonës Champions…

Mbrëmja ecën me Sitin që falë dy golave të Gabriel Zhezus, mund pa probleme Evertonin e Ançelotit në shifrat 2-1.

Sfida Noruiç-Kristal Palasë u përndoq nga një gol i kanarinave që në minutën e 4-ët nga Kantell. 5 minuta nga fundi, Palasë barazon për një 1-1 final

Përpara se të startojë supersfida- Arsenal- Mançester Junajtid në 21:00, u luajt edhe Uest Ham-Buornemuth. Debutimi i David Mojes me londinezët fantastik. Uest-Ham e shpartalloi kundërshtarin në shifra 4-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!