Arsenali zbukuron mbrëmjen, shkëlqen Xhaka…

Premier League java e 21: Arsenal- Mançester Junajtid 2-0 (N. Pepe 8′, Sokratis 42′)

Mikel Arteta pret pak për të gjetur fitoren e parë në krye të Arsenalit në Premier Ligë. Vemendje maksimale në ‘Emirates Stadium’ për duelin e ‘topçinjëve me djajtë’ e Solskjaer.

Ndëkaq, Granit Xhaka brilant dhe pjesa tjetër e skuadrës nuk e zgjatën shumë pasi në 8-tën, N.Pepe, ndoqi një top të ardhur nga e majta dhe depozitoi në rrjetë.

Por ende pa u mbyllur fraksioni i parë (42′), Sokratis Papastothopulos përpara Xhakës devijoji për 2-0.

Megjithë përpjekjet e miqëve në pjesën e dytë, nuk pati gol. Në fund, ovacione nga rreth 60 mijë të pranishëm për benjamiët e tyre dhe Artetën që feston gjatë me lojtarët e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!