Siti blof ndaj Volves, Liverpul i pakapshëm…

Premier League: Volves- Mançester Siti 3-2 (A.Traore 55′, Himenez 82′, Dohreti 90’/Sterling 25′, 50′)

Mançester Siti u mposht 3-2 në një ndeshje të pabesueshme përballë Volves duke hedhur hapin vrasës për fatet e titullit kampion në Premier League.

Skuadra e Pep Gurdiolës pas ndëshkimit me karton të kuq të Ederson arriti të kalojë përpara me Sterling në të 25-tën por në pjesën e dytë vendasit arritën të bënin një ndeshje të madhe.

Edhe pse u ndëshkuan sërish nga miqtë me të njëjtin autor Sterling, Volves me një Traore (Adana) në shkëlqim ia doli të shkurojë shifrat me një goditje nga larg.

Ndërsa loja i afrohej fundit,Himenez i asistuar nga Traore gjen golin e barazimit duke dërguar rezultatin në 2-2. Për të ardhur në minutën e 90′, ndërsa Doherti shënoi edhe golin e tretë për Volves.

Kjo disfatë e qytetarëve, duket se ka vlejtur jo vetëm për vendasit por dhe për Liverpulin e Jurgen Klop kryesues. Skuadra e gjermanit, me një sfidë më pak, tani e sheh vetën 14 pikë larg vendit të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!