Visar Musliu futbollisti i vitit…

Në modë. Në fund të çdo viti kalendarik, bëhën bilance dhe ndahen trofe.

Sikundër në çdo kampionat, edhe në Maqedoninë e Veriut, mbrëmë pati një ceremoni teksa u ndanë disa çmime për arritjet futbollistike të vitit 2019.

Nuk mund të mungonin protagonistët e Shkëndijës së Tetovës të cilët janë kampionët në fuqi. Klubi ka postuar në zyrtaren e klubit trofetë e tij. Visar Musliu i Shëndijës, u shpall futbollisti i vitit…

Postimi i Klubit:

Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut organizoi ceremoninë për ndarjen e çmimeve për më të mirët e sezonit 2018/2019 në të cilën KF Shkëndija doli fituese në tre kategori.

Ish-mbrojtësi kuqezi, Visar Musliu falë paraqitjeve me fanellën tonë në rrugën drejt titullit të dytë me rradhë kampion i Maqedonisë së Veriut “rëmbeu” çmimin kryesor “Futbollisti më i mirë i vitit në LPFM”.

Dominimi në garat me moshat kuqezinjëve u solli epitetin “Ekipi më i mirë te kategoritë e reja”, ndërsa Florent Ramadani ishte fitues i çmimit “Golashënuesi më i mirë te kategoritë e reja” falë 38 realizimeve sezonin e shkuar (34 gola në kampionat dhe 4 në Kupë)-shkruan Shkëndija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!