Besa nuk dorzohet, të enjtën në seancë…

I mundi Lushnja me golin e Mezinit (66′) në Pezë duke qënë pritës, por Besa e Kavajes, ende nuk i ka dorzuar ‘pajimet’.

Dëmtimi i Carës në pjesën e parë, ndër lojtarët kyç të formacionit verdhezi, ia prishi disi planet Maganit. Por Besa, në këtë supersfidë, vuajti edhe mungesën e lojtarit kryesor të sulmit Onuh.

Gjithësesi, nuk ka alarm. Skuadra aktualisht gjëndet në grupin e 4 pretendëteve të para që do luftojnë për biletën e Superiores.

Sakaq, klubi me histori të madhe në futbollin elitar, teksa garon në Kategori të Parë, pritet të ndërhyjë seriozisht në merkato.

Besa, do të nisë seancat përgatitore të enjtën, çka do të thotë se në Kavajë, duan të ruajnë parametrat e fituar në sherbim të së ardhmes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!