Juve nuk ndalet, tri pikë ndaj Sampdorias…

Dibala dhe Kristiano Ronaldo tërheqin Juventusin drejt tri pikëve sot në Xhenova. Ndaj Sampdorias, bardhezinjtë u panë të vendosur për fitore duke bërë të pavlefshëm golin e Kaprarit. 1-2 dhe Juve në krye të Seria A.
Në takimin tjetër, Breshia-Sasuolo, golat patën autorësi të skuadrës udhëtuese. Sasuolo me Traore dhe Kaputon, gjejnë golat fitues për tri pikë ndaj ‘dallendyshëve’.
Takimet e tjera të Seria A, luhën në fundjavë. Ndërkaq, Interi nga pozicioni i ndjekësit, pret në shtëpi Xhenovan e vendit të parafundit.
Ndeshje të Seria A sot:
Sampdoria- Juventus 1-2
Breshia- Sasuolo 0-2