Në Holandë, klubet kundër racizmit, ndryshe…
Futbolli profesionist holandez vjen këtë fundjavë me një deklaratë të përbashkët kundër racizmit. Është klubi i Fejnordit që merr flamurin anti racizëm, ndërsa publikon në rrjete nismën e ‘Eredivise’
Me mesazhin “Racizmi? Atëherë ne nuk luajmë futboll“, klubet nga ‘Eredivisie’, dalin publikisht kundër diskriminimit dhe fyerjeve raciste nga shkallët.
Në stadiumin e ‘Hitachi Capital Mobility’, aty ku FC Groningen dhe Fejnord do të luajnë ndeshjen e radhës (12 :15), pritet të shpaloset pankarta sensibilizuese.
Për t’u pasur në të gjitha stadiumet e tjera.