Në Rubik, lind Kupa ‘Sulejman Demollari’

Nga: Defrim Methasani

Sulejmani Demollari, ky emër i madh i futbollit të Dinamos dhe ekipit Kombëtar si futbollist dhe trajner në të shkuarën, pritet të nderohet në qytetin e vogël por sportdashës të Rubikut.

Në Mirditë, një kupë në emrin e tij, do të bëjë bashkë tri ekipe nga Rubiku, Tirana dhe Kavaja për moshat deri në 15 vjeç.

Nga organizatorët, është menduar që e marta e 26 nëntorit, të jeta dita e cila do të ftojë në fushën e futbollit, sportistë, trajnerë, personalitete të sportit dhe sportdashësit e atij qyteti.

Mes tyre i ftuar special, është protagonisti i ditës Sulejman Demollari. ‘Mjeshtëri i Madh’ i cili do të përjetojë  emocionet që dhuron futbolli tashmë në nderim të kontributit të tij në vite.

Sponsorizimi për kupat, medaljet, uniformat dhe mjaft dhurata të tjera, janë marrë përsiper nga një dashamirës i Demollarit dhe Rubikut qytet, z. Hasan Cakonji.

Më herët, Rubiku dhe instancat vendore atje, kanë nderuar kolosë të futbollit shqiptar si Panajot Pano, Skënder Halili, Altin Rraklli. I radhës, Sulejman Demollari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!