Agim Ademi: ‘Kemi ekip më të mirë se Maqedonia e Veriut’

Pasi garoi me intensitet deri në fund të Grupi A, Kosova e teknikut Shaland, mbeti jashtë formatit të fazës finale të ‘Euro 2020’.

Tashmë e gjithë vemendja është e fokusuar te ndeshja me Maqedoninë e Veriut për Nations League. Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet me 26 mars të vitit 2020 në maqedoni të Veriut.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e ndeshjes Bjellorusi-Gjeorgji me 31 mars 2020.

Ndërkaq për të patur një vision më të qartë rreth kundërshtarit, vetë presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe trajneri Bernard Shaland, udhëtuan të martën drejt Shkupit në “Todor Proeski”, për të ndjekur takimin Maqedoni e Veriut- Izrael.

Për “Lajm” nga Shkupi, Ademi ka deklaruar:

Ishim në Shkup për të ndjekur ndeshjen Maqedonia e Veriut – Izraeli. Ju e dini se Maqedonia e Veriut është kundërshtar i yni në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, ndeshja nuk ishte me peshë në mënyrë që të kuptojmë fuqinë e tyre, megjithatë nuk është ekip për tu nënçmuar.

Besoj se ne kemi ekip më homogjen sesa Maqedonia e Veriut. Ndeshja duhet të luhet në Shkup”, tha Agim Ademi, Presidenti i FFK-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!