Vllaznia nuk pushon, sot në seancë…
Vllaznia e Shkodrës bëri një prezantim nën pritshmëri dje, teksa në ‘Loro Boriçi’,u mund nga Bylis 0-1.
Një gol i Jankut në pjesën e parë për mallakastriotët, duket se veç tensionit artificial ardhur me dyshime për pozicion jashtë loje të autorit të golit, ka sherbyer dukshëm për të shpërqëndruar lojtarët kuqeblu.
Edhe pse në fund skuadra vendase pati një mori rastesh për të barazuar, goli nuk erdhi dhe Vllaznia mbeti sërish në kuotën e 15 pikëve.
Sakaq, sot edhe pse të mërzitur nga humbja, nuk ka patur ndonjë refleksion të ri lidhur me atë që u prodhua mbrëmë në fushë dhe jashtë saj.
Skuadra nuk ka pushuar dhe ka nxituar të dalë në stervitje. Në radhë, sfida e së premtes me Tiranën në ‘Selman Stërmasi’.
Këtë herë, Vllaznia pritet të jetë e plotë në kontigjent ndërsa i vetmi që mbetet në pikëpyetje, është Gilgorov.