Prosineçki ia ‘hedh’ shkarkimit, gati lista…

Trajneri i ekipit kombëtar të Bosnje-Herzegovinës, Robert Prosineçki, pasi ka shpëtuar nga shkarkimi, ndërsa humbja e fundit në Greqi e ka lënë skuadrën e tij jashtë finaleve të Euro 2020, ka njoftuar në Sarajevë se ka gati një listë me 25 lojtarë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese.

Do luhet për Kampionatin Evropian 2020 kundër Italisë, më 15 nëntor në Zenica dhe Lihtenshtejnit, tre ditë më vonë, në Vaduz.

Dy lojtarë të rinj janë në listë – Sulmuesi i linjës së majtë, Luka Menalo, lojtar në pronësi të Dinamo e Zagreb dhënë në huazim në Olimpia Ljubljanës, dhe ish-futbollisti i Osijekut, Haris Hajradinoviç, i cili e ka bërë paraqitje të mira te Kasimpasa e Turqisë.
 
Trajneri konfirmoi në konferencë për shtyp, se për dy ndeshjet e fundit kualifikuese ka ftuar sulmuesin kryesor dhe kapitenin e skuadrës, Edin Dzeko, i cili humbi takimet kundër Finlandës dhe Greqisë për shkak të lëndimi.

Po ashtu edhe Miralem Pjanic, i cili së fundmi duket në formë sportive të mirë te Juvja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!