Rivaldo: ‘Nejmar, largohu nga PSG’

Rivaldo Vítor Barbosa Ferreira, i njohur nga të gjithë gjatë karierës së tij sportive me nofkën Rivaldo, këshillon patriotin e tij Nejmar që të ikë nga PSG.
Në një intervistë të dhënë për ‘Sky Sports UK’, 47-vjeçari që ka bërë histori me Brazilin, Milanin e Barcelonën ka thënë:
‘Besoj shumë te Nejmar por duhet të ikë nga PSG. Skuadra pariziene është e madhe por nuk i përgjigjet Nejmarit.
Në nivel botëror, të gjithë flasin për Barcelonen, Realin dhe disa skuadra angleze e gjermane. Duhet të shkojë në një klub që ka më shumë histori në Champions’, ndër të tjera Rivaldo.