Teuta kthehet në shtëpi, luhet të shtunën…në ‘Niko Dovana’

Teuta e Durrësit, pas dy transfertave në Laç e Ballsh, këtë javë kthehet në shtëpi. Ishte parashikuar që Teuta të luante sërish larg ‘Niko Dovana’-s, me shkakun që fusha është mbjellë, por drejtuesit e impiantit, kanë dhënë garanci duke argumentuar se bari ka zënë vend.

Në fakt, procesi i regjenerimit të fushës, i shkoi për shtat klubit durrsak pasi përkoi me dy takime jashtë dhe vetëm ajo me Flamurtarin për javën e 8-të, u luajt në ‘Elbasan Arena’.

Ndërkaq, Shkëmbi e ka gati grupin me të cilin do përballet me Tiranën. Konfirmimi se Arapi nuk është i pezulluar, një garanci më shumë për ‘djemtë e detit’ që gjithësesi, do vuajnë mungesën e Todorovskit (i kuq në Ballsh).

Por përtej situatës në infrastrukturë e kontigjent, lajmi tjetër që vjen nga kampi i Teutës, lidhet me ditën e ndeshjes. Parashikuar të luhej të premten sifida Teuta- Tirana, është spostuar për të shtunën në orën 17 00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!